Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Twitter Incorporation është e motivuar politikisht, pasi që ajo është duke i fshirë ndjekësit e tij.Ky është reagimi i fundit i Trump-it kundër rrjeteve sociale dhe kompanive të teknologjisë si Twitter, Facebook dhe Google të cilat i ka akuzuar se po i minojnë pikëpamjet konservatore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.“Twitter ka larguar shumë njerëz nga llogaria ime dhe më e rëndësishmja, ata me sa duket kanë bërë diçka që e bën të vështirë të më ndjekin. Ata kanë ngulfatur numrin e ndjekësve deri në një pikë ku është e dukshme për të gjithë”, ka shkruar Trump në Twitter.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.