Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump po planifikon të nëshkruajë një urdhër të ri ekzekutiv, që ndalon udhëtimet nga disa vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në Departamentin e Sigurisë së Brendshme, transmeton Klan Kosova.
Këtë lajm e ka konfirmuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, i cili thotë se nënshkrimi do të bëhet në fillim të javës.
Trump ishte planifikuar për të nënshkruar urdhrin të mërkurën e kaluar, por e shtyu atë pas fjalimin e tij në Kongres ku mori komente pozitive.
Burimet thanë për CNN se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ai i Mbrojtjes James Mattis, këshilltari për Mbrojtjen Kombëtare, McMaster, kanë kërkuar që Iraku të hiqet nga lista e vendeve të ndaluara, kjo për arsye diplomatike, mes të cilave edhe roli i këtij vendi në luftën kundër ISIS.