Lajmet e fundit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se mbështetja ndaj tij është më e fortë se kurrë, pavarësisht nga një njoftimi se disa republikanë po shohin mundësitë që ai të mos kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2020, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri përmes një komenti në rrjetin social Twitter ku shkruan:
"Baza Trump është shumë më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë, pavarësisht nga sondazhet e mediave të rreme".
Trump ka kritikuar posaqërisht atë që e cilësonte “dështim i gazetës New York Times”.
Në një shkrim të kësaj gazete, përshkruhen përpjekjet që sipas saj që po bëhen nga disa republikanë për garën presideciale të 2020-s, duke përfshirë dhe një kandidim të nënpresidentit Mike Pence.