Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kritikuar Kinën pas testit të Koresë së Veriut për një raketë me rreze të gjatë, duke e dënuar atë për rritjen e tregtisë me Phenianin, transmeton Klan Kosova.
SHBA dhe Koreja e Jugut zhvilluan një stërvitje balistike të raketave në Detin e Japonisë në përgjigje të Veriut.
“Tregtia ndërmjet Kinës dhe Koresë Veriore është rritur pothuajse 40 për qind në çerekun e parë. Kaq sa i përket asaj se Kina po punon me neve, por duhet të përpiqemi”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.
SHBA gjithashtu ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar lidhur me këtë çështje.