Lajmet e fundit

Dominika ka pësuar “dëm të përhapur” nga Uragani Maria, thotë kryeministri Roosevelt Skerrit.
“Ne kemi humbur gjithçka çfarë paratë mund të blejnë”, tha ai në një postim në Facebook.
Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike”, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve.
Më parë Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shqye, duke thënë se ai ishte “nën mëshirën e plotë të stuhisë”, transmeton Klan Kosova.
“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi me lajme për plagosje të rënda fizike dhe për vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të mundshme të tokës shkaktuar nga shirat e vazhdueshme”, shkruante ai pasi u shpëtua.