Lajmet e fundit

Ka ardhur koha që gratë duhet të konsumojnë më shumë domate, për të parandaluar kancerin e gjirit.
Nëse e bëni këtë gjë në mënyrë të përhershme, jo vetëm që po mbani trupin në formë, por njëkohësisht ulni rrezikun e kancerit që është përhapur më shumicë edhe në shqipëri.
Kjo falë likopenës, një substancë antioksiduese e cila gjendet me sasi të mëdha tek domatet. Ato përmirësojnë metabolizmin e yndyrërave dhe sheqerit.
Është shkencërisht e vërtetuar se mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj patologjie, ndaj marrja e likopenës nëpërmjet domates, kontribuon në prodhimin e një hormoni, i cili kontrollon peshën dhe metabolizmin e sheqerit dhe yndyrërave ne gjak.
Kjo bën që kjo substancë të jetë tepër e rëndësishëm në uljen e rrezikut nga kanceri i gjirit./tvklan