Lajmet e fundit

''DokuNights 2015'' po vjen, i quajtur treni i shpejtë.
Për të ndjekur ngjarjet me më shumë adrenalinë të këtij viti, programi ''DokuNights'' do të startoi me nga data 8 gusht.
Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155 – trio powerpuff që reprezentojnë Stambollin, Beogradin dhe Tiranën, të cilat do të bashkohen për herë të parë për të filluar udhëtimin e ''DokuNights''.
Gnučči do të vazhdojë me ritmin e saj energjetik duke na sjellë një dimenzion të gjerë muzikor dhe këngë bombastike.
Do të ketë spektakël të tingujve afrikan me Radio Noet Noet . Dhe kur e marta ju përshëndet, e mërkura merr kthesën e dance-floor kur Marcel Fengler dhe Hajdar Berisha do dhurojnë një natë të pandalshme të teknos që e meriton agimin e diellit.
Dhe, kur ju mendoni që udhëtimit po i vie fundi, Bloody Foreigners do të ju ngrisin prap lartë për një tjetër kthesë vibruese me perfromancën e parë live të dy albumeve të tyre ‘Oh, Oh, Oh’ dhe ‘Jadec’
Ndërsa kur është fjala për herët e para, a e dini çfarë bëhet kur bashkoni Ergenin me Pinkmetal? Ejani dhe zbulojeni në performancën e Garazhë më 14 gusht.
E në fund, zana magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre plot dashuri.