Lajmet e fundit

Sot është dita e pestë e DokuFest-it, i cili deri tash është vizituar nga shumë njerëz.
Filma, muzikë e kënaqësi mund të gjeni këto ditë në Prizrenin e bukur.
Edhe gjatë ditës së sotshme do të ketë program të pasur për të gjithë vizitorët.
Më poshtë është programi filmave të Doku-t dhe programi i DokuNight, njofton Klan Kosova.
The Bloody Foreigners
Një përzierje e lezetshme folkut, rockut, funkut, reggae e përcjellur me ritëm të thepisur sporadikisht, The Bloody Foreigners sjellin në Dokufest double-albumin e tyre i cili do të performohet në tërësi për herë të parë . Do të ketë humbje mendësh!!!