Lajmet e fundit

Ose nuk janë në vendin e duhur, ose janë të kalbura.
Në kësi gjendje janë dokumentet që do të duhej të ruhen në arkivin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës. Kjo pasi u sollën këtu nga ndërtesa e vjetër e ish-fakultetit të Pedagogjisë, njofton Klan Kosova.
Tash kur nuk dihet cili dokument ku gjendet, telashe po kanë edhe palët që vijnë këtu për të marrë dokumente të vjetra, si puna e Elhame Zekës, që pi i kërkon dëshmitë e vajzës së saj, studente e viteve 99/2000.
Edhe pse kërkoi ndihme shume herë nuk iu bë një zgjidhje.
Derisa dokumentet e arkivës nuk sistemohen, dhe nuk dihet saktë se çfarë mungon, sekretaria e këtij fakulteti i udhëzon palët që dokumentet e nevojshme t'i kërkojnë në Arkivën e Kosovës, pasi atje gjendet nga një kopje e këtij dokumentacioni.
Kronikë nga Klan Kosova.