28.07.2017 · përditësuar para 3271 dite1 min lexim
Regjisori shqiptar Roland Sejko mbrëmë ishte ylli i natës së katërt në Festival Internazionale del Cinema di Frontiera di Marzamemi, që po mbahet në Sirakuzë të Italisë.
Dokumentari i tij “Pritja” u shfaq para publikut italian dhe nxiti emocione të fuqishme, njofton Klan Kosova.
Në këtë vepër filmike Roland Sejko tregon "pritjen e 50 vjetëve të komunizmit - dhe një mbërritje”.
Dokumentari është inspiruar nga udhëtimi i Papa Françeskut i cili zgjodhi Shqipërinë si destinacionin e udhëtimit të tij të parë në Evropë.
Papa e bëri këtë për një arsye: për shkak se Shqipëria është vendi që ka vuajtur shumë nga ideologjitë në të kaluarën.
Kjo vuajtje është prezantuar në dokumentar në një mënyrë të pazakontë, nëpërmjet metaforave.
Rrëfimi ndërtohet rreth udhëtimit të Papës që niset nga Roma dhe mbërrin në Tiranë.
Në ato 60 minuta të fluturimit sublimohet e tërë historia e Shqipërisë, ndryshimet e saj ideologjike dhe vuajtjet e së kaluarës.
Prezantimi i suksesshëm i Sejkos u transmetua edhe në mediat italiane.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.