Lajmet e fundit

Dokumentari “Mjekët e Luftës”, që është në kuadër të serisë së dokumentarëve “NË KËRKIM”, do të shfaqet sonte në Klan Kosova.
Sa të vështirë e kishin mjekët e luftës të punonin nën kërcënimet për vrasje dhe pa kushte për të dhënë as ndihmën e parë?
Si funksionuan në rastet më të rënda të pacientëve që kishin në luftë?
Ku janë ata sot, a do të vepronin njësoj edhe tash?
Krejt këto do të mund t’i ndiqni në dokumentarin “NË KËRKIM” që shfaqet të mërkurën në orën 22:00 në Klan Kosova.
Sonte mund të kuptoni rrëfimet e shumë mjekëve të luftës të zonave të ndryshme, emrat e mjekëve, infermierëve dhe studentëve të vrarë dhe zhdukur gjatë luftës, si dhe do të mësoni a është dënuar dikush ndonjëherë për këto vrasje, por edhe për krimet që janë bërë edhe mbi pacientë e që ka nga ta edhe të zhdukur.
Ndiqeni sonte në Klan Kosova me fillim nga ora 22:00. Mos e humbisni!
“NË KËRKIM” është prodhim i Oxygen Productions dhe transmetohet në Klan Kosova dhe në Art Doku.