Lajmet e fundit
Ekrem Kryeziu, Burbuqe Berisha, Armond Morina, Jeton Neziraj, Arbresha Grabovci, Fatmir Spahiu, Kumrie Hoxha, Luan Daka, këta janë vetëm disa nga emrat që do të përfshihen në filmin dokumentar për Faruk Begollin.

Gent Jetullahu dhe Valdrin Fetahu kanë bërë të ditur se kanë përzgjedhur figurën emblemë të kinematografisë shqiptare, Faruk Begollin, për të bërë film dokumentar mbi jetën dhe veprën e tij.
Jetullahu shpalosi disa nga procedurat realizuese të këtij dokumentari i cili ka rëndësi të madhe për të. Faruk Begolli është personi pa të cilin nuk do të kishte zhvillim të kinematografisë sonë dhe se me këtë dokumentarë vet Gent Jetullahu do të diplomojë.
E gjithë kjo punë iu duket paksa e vështirë mirëpo se me ndihmën e profesoreshës Burbuqe Berisha gjithçka do të jetë më lehtë dhe dokumentari do të jetë rreth 45 minuta, pavarsisht se Faruk Begolli ka pasur një jetë të bujshme në aspektin e kinematografisë u shpreh Jetullahu.
Filmi dokumentar për Faruk Begollin do të jetë i gatshëm në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor.