Lajmet e fundit
Kinemaja e re, atmosfera, numri i madh i njerëzve nëpër kinema, përmirësim i organizimit mjaftë i madh krahasuar me vitet e kaluara, temat e trajtuara, janë disa nga veçoritë e këtij edicioni.

Sipas organizatorëve edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar ka qenë më i përgatitur sesa vitet e kaluar. Drejtori i festivalit e konsideron këtë edicion si më të mirin ngjarjen ku u shfaqën 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese.
Për nëntë ditë me radhë Prizreni u shndërrua në një arenë ndërkombëtare, duke u bërë shtëpi jo vetëm e kineastëve, aktorëve, regjisorëve e skenaristëve nga e gjithë bota, të cilët këtë vit garuan me 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “Dokufest 2015”.
Për drejtorin e këtij festivali , Veton Nurkollari, ky edicion është më i miri i realizuar deri më tani.
“Deri sot mendoj që ky është edicioni më i mirë i “Dokufest”, më mirë i organizuar. Kemi vlerësime e dëshmi nga njerëz që janë kompetent”, thotë ai.
Ky festival përcolli këtë vit problemin që kanë qytetarët e Kosovës aktualisht, lëvizjen e lirë.
Me qëllim që të bashkëndjehet me të prekurit nga migrimi, “Dokufest” paraqiti një program special të filmave, ekspozita të fotografisë e diskutime për migrimin.
“Ne përdorëm temën e migrimit edhe për ta bërë sa më të qartë situatën në të cilën ndodhemi. Ne jemi në një izolim të jashtëzakonshëm”, thotë Nurkollari.
Nëse do të kishin mundësi të lëviznim lirshëm, ndoshta vala e migrimit nuk do të ishte kaq e madhe. Kosovarët ndjejnë se ky izolim po iu bëhet padrejtësisht.
Duke i pajisur me viza të gjithë ata që vijnë nga vendet në të cilat kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm, Nurkollari thotë se kanë bërë për të sensibilizuar të gjithë aty, për nevojën që kanë kosovarët për liberalizim të vizave. Megjithatë, gjendja në të cilën është Kosova nuk e ndalon të bëjë bujë me organizimet kulturore.
Sivjet, ngjarja më e madhe kulturore, Dokufest erdhi më mirë i përgatitur sesa herëve tjera. Janë shfaqur 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese.
Nurkollari thotë se përveç që kanë arritur atë që kanë pritur, në disa raste edhe e kanë tejkaluar atë.Kinemaja e re, atmosfera, numri i madh i njerëzve nëpër kinema, përmirësimi i organizimit mjaftë i madh krahasuar me vitet e kaluara, temat e trajtuara, ishin disa nga veçoritë e këtij edicioni. Përveç interesimit të madh për filma, as ai për pjesëmarrje në panele nuk po mungon. E as interesimi i mediave nuk po mungon. Janë mbi 100 përfaqësues të mediave të ndryshme, vendore e ndërkombëtare.
Ceremonia përmbyllëse edicionit të XIV të Festivalit ndërkombëtar të filmave të shkurtër e dokumentar nisi mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 në kinemanë legjendare të Prizrenit “Lumbardhi”, ku u shpallën edhe fituesit në secilën prej kategorive.
Gjatë nëntë ditëve të festivalit “ DokuFest 2015” i është dedikuar temës së “Migrimit” dhe ka prezantuar disa prej dokumentarëve më të mira, filmave të shkurtër kombëtarë dhe filmave të rinj në rajonin e Ballkanit.
Përtej ekranizimeve ka pasur edhe një sërë masterklasash me kineastë të njohur, workshope, debate dhe disa grupe të mirë muzikorë në mbrëmjet “Dokunights”, të cilët kanë argëtuar vizitorët.
Pas shpalljes së ceremonisë filmat fitues u shfaqën në disa prej shesheve të Prizrenit. Fituesit ishin në kategoritë: Filmi më i mirë ndërkombëtar i shkurtër; Filmi më i mirë i ri i Ballkanit; Filmi më i mirë kombëtar; Dokumentari më i mirë ballkanik; Dokumentari më i mirë ndërkombëtar; Dokumentari më i mirë për të drejtat e njeriut dhe Dokumentari më i mirë i gjelbër.
Ditën e fundit në program ishin parashikuar filma si “The Chinese Mayor”, “Something Better to Come”, “Machine Gun apo “Typewriter.”
Filmi “Iris” ishte përzgjedhur si filmi përmbyllës i festivalit si pjesë e homazhit special për Albert Maysles, i cili kishte përfshirë një gamë të filmave cinema verité.
Maysles njihet për përdorimin e filmimeve unike në filmat e tij duke ndjekur banda si “The Beatles” dhe “The Rolling Stones”. “Iris” u shfaq për publikun në kinemanë “Lumbardhi”.
Ceremonia përmbyllëse e edicionit të 14 të DokuFest mori nota festive nën tingujt e këngëtares Nezafete Shala dhe familjes së saj të muzikantëve me këngë tradicionale shqiptare./mapo.al