Lajmet e fundit

Producentja e festivalit të filmit “Dokufest”, Alba Cakolli, ka thënë se për secilin aktivitet që po e mbajnë po kanë kërkesa nga publiku që të vazhdohet edhe për një javë më shumë.
Megjithatë, ky festival që sonte është në natën e pestë do të përmbyllet më 14 gusht, njofton Klan Kosova.
“Këtë vit i kemi hapur kinematë dhe po i presim mysafirët. I kemi edhe katër ditë për kurorëzuar manifestimin e këtij 20 vjetorit të festivalit. I kemi ftuar mbi 100 mysafirë, disa kanë ardhur dhe janë kthyer dhe disa po pritet të vijnë. E kemi audiencën që kanë ardhur prej regjionit, Kosovës dhe diasporës”.
Ky festival ka bërë që hotelet dhe bujtinat e Prizrenit të jenë plot, madje edhe shtëpitë e prizrenasve janë kthyer në të tilla duke mirëpritur mysafirët.
Në edicionin e 20-të janë në program mbi 200 filma.