Lajmet e fundit

Doku n' Klan, nis vitin 2021 me një nga gjërat që më dekada të tëra na ka bërë ta ndjejmë krenarinë e të qenit shqiptarë. Na ka frymëzuar dhe nxitur për të luftuar për të drejtat dhe lirinë tonë.
Dhe njëkohësisht ka qenë forma e vetme për ta ruajtur historinë e popullit shqiptare.
Kënga folklorike është tema që do të shtjellohet në emisionin e kësaj të martën në Doku n'Klan. Përmes rrëfimeve unike, të atyre që kënduan nën pushtimin serbë, do të mësoni se sa ishte e vështirë të ruhej kjo pjesë e traditës shqiptare.
Si u burgosën e si u përndjekën shahirët vetëm pse gjatë këndimit të tyre përmendnin shkarazi Shqipërinë apo ndonjë nga emrat e heronjve kombëtar të ndaluar në atë kohë.
E përveç kësaj, Doku n'Klan, sonte sjell rrëfimin ikonik të njërit nga mbledhëseve dhe studiuesve me të mëdhenj të folklorit shqiptarë, Rrustem Berisha. Të gjitha këto dhe shumë këngë të bukura vijnë sonte në dokumentarin e quajtur "Lufta e Sharkisë".