Doktrina është ajo se si presidenti është i detyruar të veprojë në politikën e jashtme brenda realiteti në të cilin është.
Nganjëherë, presidentët përcaktojnë vet doktrinën e tyre të politikës së jashtme, herë të tjera, studiuesit shohin një model të politikës së jashtme dhe përshkruajnë doktrinën për të.
Në të dyja rastet, doktrinat duhet të shihen jo si momente të gjeniut e as të bëra nga vullneti personal i një presidenti, por si veprime të imponuara nga diktati i realiteti dhe momentit.
Doktrina e Trumanit ishte definuar në vitin 1948. Presidenti Harry Truman kishte deklaruar si parim të përgjithshëm, përkushtimin që të mbështeste vendete e lira kundër komunizmit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të pranonin dot një Europë të dominuar nga sovjetikët, për shkak të kërcënimit që përbente ky fakt në terme afatgjata.
SHBA-së i mungonte kapaciteti asokohe që të fillonte një luftë kundër sovjetikëve, prandaj kishte përdorur strategjinë e kontrollit. Turqia, veçanërisht, ishte e domosdoshme në këtë strategji, pasi Bosfori bllokonte daljen e sovjetikëve në Mesdhe. Prandaj, SHBA-së i duhej të mbronte portet detare në Turqi e Greqi. Kjo doktrinë ishte e determinuar nga nevoja e aktualitetit.
Doktrina e Nixonit ishte ajo e vitit 1969, kur presidenti Richard Nixon, njoftoi se SHBA-të do të mbështesin dhe mbrojnë aleatët e vet, por ata fillimisht duhet të mbështeten në resursevt e veta të sigurisë. Pasi, duke marrë parasysh humbjet amerikane në Vietnam, burimet dhe fuqia e SHBA-ve ishte e limituar.
Barack Obama në anën tjetër asnjëherë nuk doli me një doktrinë të veten, por studiuesit nga veprimet e tij dolën me një politikë koherente që të zvogëlojnë përfshirjet ushtarake të SHBa-ve në Lindjen e Mesme dhe të zvogëlojnë armiqësitë në mes të SHBA-ve e vendeve të botës islame. SHBA-ja nuk po kishte sukses në luftërat e saja në botën islamike dhe zvogëlimi i ambicieve amerikane atje ishte një nevojë.
Të gjitha doktrinat presidenciale përfaqësojnë një veprim dhe imponim të nevojës së aktualitetit.
Kjo nuk do të thotë se presidenti i caktuar do të jetë i gatshëm ta realizojë në plotni doktrinën e tij. Trumani e bëri. Nixoni kurrë nuk e testoi doktrinën e tij, as kur nevoja ishte më e madhe në Europë e Euroazi. Doktrina e Obamas ishte ballafaquar gjithmonë me inercinë e luftërave të kaluara dhe fërkimeve rreth tyre.
Disa doktrina kanë qenë të kritikuara si në vend, ashtu edhe jashtë.
Doktrina e Trumanit për shembull shihej si një doktrinë e cila merrte shumë përgjegjësi mbi vete për sigurinë e aleatëve të saj përtej atlantikut.
Nixoni ishte kritikuar për dhënien e një premtimi të diktuar nga dobësia dhe po provonte ta hiqte vëmendjen e të tjerëve nga Vietnami.
Doktrina e Obamas në anën tjetër ishte kritikuar në SHBA si kapitullim i tij në raport me Botën Islame dhe nga të huajt si një doktrinë izoluese që i mungonte strategjia për ballafaqim me aleatë kritikë.
Derisa doktrinat janë të determinuar nga nevojat e jashtme, kjo nuk do të thotë se të gjitha aksionet e presidentëve merren krejtësisht nga rrethanat e aktualitetit.
Ka një shkallë të rastësisë megjithatë në të gjitha aksionet, jo vetëm në ato të marra nga një president.
Kjo nënkupton se fokusi kryesor i politikave të presidentit përcaktohet nga rrethanat në të cilat ai e gjen veten, rrjedhimisht sa më pak i natyrës kritike të jetë veprimi, aq më e madhe mundësia që ai të mos sforcohet.
Vetëm duke pasur të gjitha këto në mendje duhet të analizohet agjenda e politikë së jashtme e Donald Trump.
Doktrina e Trump-it mund të përmblidhet si një politikë e cila zbutë situatat që mund të kërkojnë ndërhyrje ushtarake dhe në anën tjetër angazhohet në një politikë ofensive ekonomike – duke shpërfillur krejtësisht mendimet nga jashtë.
Njëjtë si doktrinat e presidentëve të tjerë, politikat e Trump janë diktuar nga problematikat e momentit me të cilat përballet SHBA-ja.
SHBA-të kanë fuqi ushtarake të shpërndarë gjerësisht nëpër botë. Janë të angazhuar në fushëbeteja në Lindjen e Mesme dhe kanë trupa në Poloni e Romani për t’u përballuar me çfarëdo kërcënimi potencial nga ndonjë lëvizje ruse.
Marina e SHBA-ve është e involvuar në operacione në detin Kinës Lindore.
Gjithashtu, trupat ushtarake amerikane janë në gjendje gatishmërie për sulm të mundshëm në Korenë Veriore po qe nevoje.
Aftësitë ushtarake të SHBA-ve prandaj janë të diktuara nga shtrirja e madhe dhe kjo në vetvete krijon problem.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë të pamundur të zhvillojnë beteja në të gjitha këto vende njëkohësisht.
Çfarëdo shpërthimi i luftës në një nga territoret, atëherë e dobëson kapacitetin luftues në një vend tjetër.
Duke parë këtë shpërndarje të madhe të forcës, evitimi i luftërave është esencial.
Prandaj, gjëja më efektive që mund të bëjë Amerika tani për tani është përgjigja përmes diplomacisë.
Për shembull kriza në Korenë Veriore.
SHBA-të mund t’i përgjigjeshin Penjanit në tri mënyra; luftë, pranim i situatës pa bërë shumë zë, ose negociata. Trump zgjodhi të vetmin opsion që mundi, provoi të arrijë çfarëdo kumunikimi që mundet me Korenë Veriore.
Sa i përket Rusisë, Trump pati pak a shumë opsione të njëjta; agresivitet, pasivitet apo diplomaci.
Por, duke pasur parasysh përfshirjen e Rusisë në Siri, një regjion ku është e përfshirë SHBA-ja, gjithashtu kërcënimin që Rusia përbën për Europën Lindore, Trump u desh që të vazhdojë me diplomaci, gjë që shpjegon përse ai po takohet tani me presidentin rus Vladimir Putin.
Në këtë pikë, futja në luftë është opsion i rrezikshëm për SHBA-në. Të qenurit gjithashtu tejet kërcënuese është e papranueshme, pasi qëllimet e kundërshtarëve të saj janë deri në një shkallë të paparashikueshme.
Zgjidhja është ruajtja e një prezence dhe shmangia e betejave duke u angazhuar në negociatat që mund të çojnë deri tek diçka, ose deri tek asgjë, por që megjithatë do të zvogëlonin kërcënimin ushtarak.
Në frontin ekonomik dhe tregtar ekziston një peizazh shumë më ndryshe.
Për Shtetet e Bashkuara, eksportet përbëjnë një përqindje relativisht të vogël të produktit të brendshëm bruto. Janë disa sektorë që mbështetën më shumë në tregti se të tjerët, por kryesisht, ekonomia në SHBA nuk është e varur shumë nga eksporti.
Vendet e tjera, janë shumë më të varura nga eksporti.
Trump nuk e sheh regjimin e tregtisë së lirë si një sistem që i ka krijuar avantazhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai gjithashtu diktohet nga interesant e votuesve të tij, të cilët votuan për të pikërisht për shkak se premtonte se do të merrej me tregtinë.
Marrë parasysh këtë, gjendja duhet të vazhdojë të qëndrojë kështu si është sa i përket aspektit ushtarak, ndërsa me anë të ekonomisë mund të formësojë raportet tjera me fuqi kundërshtare në ekonomi si Kina.
Politika e aplikimit të presionit ekonomik normalisht se mund të acarojë tensione me vende të tjera dhe ta dëmtojë reputacionin e SHBA-ve.
Gjithsesi Trump ka zgjedhur që të tregohet indiferent karshi publikut të jashtëm, që mbase mund të jetë thjesht preferenca personale e tij. Por, nëse ai po provon të zvogëlojë pranin ushtarake dhe ta zëvendësojë atë me presion ekonomik, duhet të pritet që të tilla veprime do të shkaktojnë armiqësi të njëjta sikur aksionet ushtarake në të kaluarën.
Doktrina nuk duhet të funksionojë me doemos që të jetë doktrinë. Presidenti nuk ka pse të jetë në dijeni të vazhdueshme për logjikën dhe pozicionin e tij. Politikat e tij mund të derivojnë nga strategjia, por strategjia duhet të derivojë nga realiteti.
Kur Trump u bë president, ai me siguri nuk e kishte pritur se do ta vizitonte Kim Jong Un-in ende pa u bërë një vit si president. Por, rrethanat e detyruan.
Trump mbase ka dashur të vë tarifa për produktet e Kinës ende pa e marrë rolin e presidentit, por vendosi të bëjë këtë jo, sepse kishte dëshiruar, (përkundër se mund të ketë dëshiruar) porse rrethanat e ballafaquan me një nevojë të tillë.
Pa marrë parasysh nëse këto aksione individuale ishin të planifikuara nga vet presidenti, ka një logjikë në atë se si Trump merret me politikën e jashtme.
Kjo nuk është shumë e ndryshme nga presidentët dhe liderët tjerë botërorë.
Ata marrin pushtetin me politika të cilat kanë dëshirë t’i realizojnë, pastaj godet realiteti dhe më pas lënë politikat e dëshiruara dhe veprojnë taktikisht. Dhe janë këto rrethane që kërkojnë një doktrinë.
Në rastin e Trump kjo doktrinë nënkupton zvogëlimin e rrezikut ushtarak, duke përdorur levat ekonomike dhe injorimin e opinionit të jashtëm dhe publikut global.
Presidenti duhet të reagojë vetëm brenda rrethanave të situatës që i prezantohet dhe nga aty etablohet edhe doktrina e tij.
klankosova.tv
- George Friedman është themelues dhe president i “Geopolitical Futures”.
*Teksti është përkthyer nga klankosova.tv. Ndalohet përdorimi i tekstit si i tërë apo i pjesëve pa lejen e përkthyesit