11.01.2021 · përditësuar para 2028 dite1 min lexim
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se partisë ku ai është ushtrues i detyrës së kryetarit i është bashkuar edhe doktori Skënder Ukaj.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ukaj me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë, njofton Klan Kosova.
"Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë. Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete të njohura botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës", ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.
"Doktori që për shumë vjet trajtoi dhimbjet e mijëra qytetarëve të Kosovës, tani, me dijen dhe përvojën e tij, do të na ndihmojë në hartimin e programit më të mirë për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës. Prandaj, PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi. Mirë se na vjen, Doktor!".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.