Lajmet e fundit

Krijuesi i këngës Thinking Out Loud, i cili ka lindur në Yorkshire por që u rrit në Framlingham në Suffolk, ka thënë se është i mrekulluar nga nderi që po i bëhet duke e shpërblyer me një çmim akademik, siç është njohja e kontributit të tij në muzikë.
Ai ka thënë: “Kam pasur nj bit të mrekullueshëm në tour-in tim nëpër botë, dhe kjo do ta bëjë akoma më të bukur”.
“Suffolk ështëvendi të cilin unë e thërras shtëpi dhe jam gjithmonë i mirëpritur të kthehem dhe të marr kaq shumë përkrahje”, raporton News Sky, transmeton Klan Kosova.
Sheeran e kishte lënë shkollën dhe ishte shpërngulur në Londër, ku kishte filluar të këndonte në rrugët e qytetit dhe të flinte në divanet e shokëve të tij.
Tani ai është një artist shumë i njohur, i kërkuar, që nga shitjet e muzikës së tij ka arritur të bëjë pasuri multi milionëshe.