Pritjes për sezonin e dytë të serialit turk "Doktori i Mrekullive" i erdhi fundi.
Seriali më i shikuar turk rikthehet sonte në ekranet e televizionit Klan Kosova.
Në episodin e 86-të, e të parin për këtë sezon, mjeku i famshëm përballet me situata të rënda.
Zjarri e kaplon spitalin ku ai punon dhe bën një shkatërim të madh. Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, dhe një gjendje stresi e paniku, doktori kujtohet për njeriun e zemrës, se ku gjendet në ato momente.
Ai futet i vetëm brenda spitalit duke kaluar përmes flakëve vetëm për të gjetur doktoreshën Nazli, për të cilën njëkohësisht ka një simpati të theksuar.
Pas një kërkimi të vështirë në mes tymit e flakës ai e gjen Nazlien të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja.
Të martën në orën 18 e 50, të gjitha para ekraneve të Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.