Lajmet e fundit

Kandidatja presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka thënë doktoresha e saj, ka shëndet të mirë.
Sipas doktoreshës së saj, shëndeti i Clinton po vazhdon të përmirësohet pas diagnostifikimit me pneumoni.
Clinton ka deklaruar se do t’i kthehet fushatës së saj të Enjten, pasi ajo u sëmur gjatë vikendit në Akademinë Përkujtimore të 11 shtatorit.
Që të dy kandidatët, që janë më të vjetrit në moshë që kanë kandiduar për president në Shtëpinë e Bardhë, kanë pasur presion të madh publik që ta deklarojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Doktoresha e Clinton, Lisa Bardack ka thënë se shëndeti i saj po përmirësohet shumë me antibiotikë dhe me pushim.