Lajmet e fundit

Doktoresha Sevdije Korça ka vdekur sot nga COVID-19.
Këtë e bën të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
"Edhe një humbe beteje me COVID-19. Sot më 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë".
"Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e në veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndan një pjesë të jetës dhe punës bashkë!", thuhet në njoftim.