Njësitet doganore kanë zbuluar dhe parandaluar futjen ilegale të 30 mijë eurove të padeklaruara në Vërmicë, njofton Dogana e Kosovës.
Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar per kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës, raporton Klankosova.tv.
Ky rast vazhdon të hetohet në bazë të procedurave ligjore.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.