Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës është duke u mbajtur Ceremonia Zyrtare për shënimin e këtij përvjetori.
Veç punonjësve dhe stafit udhëheqës të këtij institucioni në këtë ceremoni po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Prishtinës dhe i PSD-se, Shpend Ahmeti dhe ministri në dorëheqje Bedri Hamza.
Pjesë e këtij organizimi ishte edhe shfaqja e një dokumentari të përgatitur enkas për këtë përvjetor në të cilin pasqyroheshin të arriturat e këtij autoriteti që nga themelimi më 31 Gusht 1999 e deri më sot.
Ndërsa veç tjerash këtu do të shpërndahen edhe mirënjohje për punonjësit e dalluar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.