Dogana e Kosovës ka zhvilluar aksion në Prishtinë ku ka konfiskuar barna.
Kontrollet janë zhvilluar në pesë lokacione në kryeqytet, ku në tri prej tyre është gjetur mall pa banderola, përcjell KlanKosova.tv.
“Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar. Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikamenteve”, thuhet në kumtesë.
“Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.