Lajmet e fundit

Dje njësitet e Doganës së Kosovës, në dy aksione të ndara arritën të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të duhanit dhe pijeve alkoolike të cilat ishin të kontrabanduara.
Dogana njofton se në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontrolle rrugore në Graçanicë ku edhe kanë ndalur një furgon në të cilin janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike dhe joalkoolike me origjine nga Serbia, derisa pala nuk ka poseduar asnjë dokument për mallrat.
Dogana ka gjetur , Birra Zajecarsko 410 lit si dhe pije jo-alkoolike 288 litra.
Në rastin e dytë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një dyqan në qytetin e Gjilanit. Gjatë kontrollimit të këtij lokacionit janë gjetur:6000 copë cigare tw llojeve tw ndryshme si dhe 11 kg duhan refuz, transmeton Klan Kosova.
.