Lajmet e fundit

Pasditen e së premtes, Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të duhanit të kontrabanduar.
Rreth 750 mijë copë cigare u kapën në një furgon në magjistralen Pejë-Prishtinë, afër Aeroportit të Prishtinës.
I dyshuari që u ndalua në konsultim me prokurorin e shtetit është një 39 vjeçar nga Gjilani.
Vetëm vlera e shmangies së taksave llogaritet të jetë mbi 46 mijë euro.