Lajmet e fundit

Dogana e Kosovës sot ka themeluar Ekipin për Dialog me Prodhuesit në përbërje të: Oficerëve Doganor nga Origjina, Tarifa, Akciza dhe Procedurat me Ndikim Ekonomik.
Në një komunikatë për media thuhet se ky ekip ka për obligim se paku tri ditë pune të javës të ushtrojnë vizita të rregullta në hapësirat e prodhuesve me qëllim të informimit dhe asistimit të biznesit lidhur me mundësitë e shfrytëzimit të MSA-së, Procedurave me ndikim Ekonomik, në mënyrë që biznesi ta ketë më të lehtë prodhimin dhe eksportimin e produkteve nga Kosova në kuadër të legjislacionit në fuqi.
Ekipa këshillëdhënës - ekip për dialog me Prodhuesit, do t’i ndihmoj prodhuesit dhe bizneset të cilët janë në fazën e prodhimit të produkteve të tyre por edhe për ato biznese të cilat do të startojnë me prodhim nga fillimi, transmeton Klan Kosova.
Dogana është e angazhuar në atë mënyre qe tu japim të gjitha informatat e nevojshme prodhueseve dhe biznesit në përgjithësi në lidhje me mundësitë e përfitimit nga lirimet doganore për: i mportin e linjave Prodhuese, importin e lëndës së pare, mundesinë e Eksportit - shfrytëzimi i MSA, përfitimi nga preferencat në vendet me te cilat vendi ynë ka marrëdhenje kontraktuale etj.