Lajmet e fundit

Zakonin për t`i përshëndetur për dorë nikoqirët nuk e harroi. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kohë për të folur me secilin, ngase erdhi para kohe në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të Doganës së Kosovës.
Më pas këtij iu bashkëngjitën edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, njofton Klan Kosova.
Ministri në largim i Financave Bedri Hamza, tha se Dogana bëri shumë për të luftuar kontrabandën.
E shefi i deritanishëm i tij, pati një urim interesant për institucionin që mbushi 2 dekada ekzistencë.
Kronikë nga Flamur Gajtani.
https://www.youtube.com/watch?v=Qwzcej-92xo&feature=youtu.be