Lajmet e fundit

Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Ky Memorandum ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve dhe mënyrave të bashkëpunimit lidhur me krijimin e kushteve dhe procedurave efektive për zhdoganimin e dërgesave, si dhe importeve të cilat bëhen nëpërmjet Hekurudhave të Kosovës, me qëllim të ushtrimit të kontrollit me efektiv doganor, shkëmbimit aktiv të informatave, zvogëlimit të kohës së pritjes se mallrave, si dhe masave tjera të nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e zhdoganimit të mallrave që importohen.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha theksoi se “Dogana dhe hekurudhat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave prandaj edhe ne sot përmes këtij memorandumi do të thjeshtësojmë procedurat dhe të mundësojmë biznesit ulje të kostove të transporteve për mallrat e tyre”, transmeton Klan Kosova.
Kryeshef i Infrakos Agron Thaçi u zotua qe Infrakos Sh.A do t’i sigurojë kushtet e nevojshme në mënyrë qe ekzaminimi i mallrave të bëhet proceduralisht me i shpejt, i sigurt në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe operatorin Trainkos qe njëkohësisht ka për qellim rritjen e efikasitetit në shërbimin e interesave të përgjithshme të vendit.
Ndërsa Kryeshefi ekzekutiv i Trainkos sh.a Gelor Shala u zotua poashtu se Trainkos-i do të qëndrojë në ballë të obligimeve që dalin nga ky memorandum dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë.