Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës, të mërkurën doli me vendim unanim.
KQZ-ja në Sarajevë, ia mori mandatin presidentit të Republikës Serbe të këtij shteti Millorad Dodik.
Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës e dënoi më 1 gusht me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të funksionit që e mabn tani dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme.
Lideri nacionalist u dënua për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, pozitë që tani e mban diplomati gjerman Christian Schmidt.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Dodik, u shfaq në një konferencë të jashtëzakonshme, dhe nga Banja Lluka, njoftoi se entiteti serb i Bosnjës, do mbajë referendum në të cilin qytetarët e RS-ës, do votojnë nëse e pranojnë apo jo vendimin e KQZ.
Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=Ld9ROY0m8oQ
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.