Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik i tha sot parlamentit se "shteti ka të drejtën të vendosë për çështjet e veta dhe se askush tjetër nuk ka të drejtë të vendosë për të".
Duke iu drejtuar deputetëve të cilët pritet të vendosin për pezullimin e vendimit për referendumin në Gjykatën dhe Prokurorinë e Republikës Serbe, Dodik tha se "referendumi është një e drejtë e shenjtë e këtij vendi dhe do të mbahet një referendum për çdo çështje që është relevante për serbët dhe qytetarët", transmeton Klan Kosova.