Lajmet e fundit

Presidenti i Republika Srpskës, Milorad Dodik ka thënë se nuk është i befasuar me përmbajtjen e vendimit për liderin radikal serb, Vojislav Sheshel dhe ka shtuar se nga zhvillimi i tërë procesit gjyqësor ishte e qartë se Prokuroria e Hagës filloi një proces të pabazuar dhe politik në vend të atij ligjor.
Sipas tij, shpallja e aktgjykimit sot në gjykatën e Hagës ka konfirmuar se e tërë " drejtësia ndërkombëtare" është e pakuptimë e cila siç tha ai "u përpoq që të promovohej përmes këtuj tribunali".
Poashtu, Dodik deklaroi se Shesheli "duhet t'i jepet çmimi për përmbajtje dhe gatishmëri për shkak se ai nga një gjykim tërësisht të padrejtë vjen si fitues i madh, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.