Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik deklaroi sot se për popullin serb, Ratko Mlladiq është hero dhe një patriot i vërtetë.
Sipas tij, gjykimi i Mlladiqit nga Gjykata e Hagës në siç tha ai " kushtet e trajtimit të pabarabartë dhe drejtësisë selektive të kësaj gjykate, nuk është befasi".
Dodik tha se vendimi për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës nuk është vendim i popullit serb dhe se askush në Republikën Serbe nuk beson se ai është fajtor, transmeton Klan Kosova.