Lajmet e fundit

Milorad Dodik, president i Republikës Sprka ka thënë se ekziston kërcënim shumë reeal nga terrorizmi në Bosnje, vend ky që sipas tij numri i vehabistëve është në rritje.
Ai në TV Pink i ka bërë të ditur edhe disa të dhëna të komunitetit të inteligjencës, duke shtuar se 3400 banorë të Bosnjës dhe Hercegovinës në bazë të vlerësimeve të inteligjencës mund të kryejnë veprime terroriste për këtë vend .
Sipas tij, 500 persona tashmë i janë afruar Shtetit Islamik dhe disa prej tyre po kthehen në Bosnje.
"Ne jemi të shqetësuar lidhur me këtë çështje" tha Dodik, duke shtuar se kushtet politike në BiH po ndikojnë në përhapjen e problemit themelor të vehabizmit.
Ai vuri në dukje se shumë njerëz janë përpjekur për të fshehur se vrasja e policit në Zvornik ishte një akt terrorist, përcjellë Klan Kosova.