Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës së Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik , ka deklaruar që protesta e opozitës e paraparë më, 14 maj, në Banja Llukë, nuk do të jetë destabilizuese, kjo ngaqë Serbia ka strukturë të fortë të sigurisë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Dodik në lidhje me protestën e paraparë ka deklaruar që gjithçka do të jetë paqësore “Strukturat e sigurisë kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe gjithçka do të shkojë e qetë. Republika e Serbisë ka aftësinë për të ruajtur paqen”.
Për më tepër, ai u bëri thirrje krerëve t’i bashkohen protestës, duke rikujtuar që të paktën gjysma e masave që ndërmerren në lidhje me ekonominë, kthehen në nivel shtetëror, Bosnje dhe Hercegovinë.
“Ata nuk kanë bërë asgjë në fushën e ekonomisë për dy vite. Republika e Serbisë ka qenë faktori kryesor këtu kur ne kemi qenë në pushtet, mirëpo sot nuk është dhe kush është fajtori këtu?”, ka thënë Dodik.