Lajmet e fundit

Banorët e fshatit Dobratin të Komunës së Podujevës kanë marrë vetiniciativë për ta larguar borën nga rruga e fshatit pasi që kompanitë e kontraktuara nga komuna nuk e kanë bërë këtë, njofton Klan Kosova.
“Ne si banorë jemi të bllokuar, komunarët janë në gjumë”.
“Nuk kanë kurrfarë interesimi për ne, përveç se kur ka zgjedhje vijnë te shtëpia të marrin për të ua dhënë votën”, ka shtuar një banor i këtij fshati.
A.Lutfiu ka thënë te ketë pasur në fshat një rast emergjent dhe është dashur që vet të dalin e ta pastrojnë rrugën.
Kjo është video nga aksioni i banorëve të Bobratinit për të pastruar rrugën:
https://www.youtube.com/watch?v=tNrbTlW6-Y0&feature=youtu.be