Lajmet e fundit

Hulumtimet shkencore mbi vajin e kokosit kanë zbuluar dobitë shëndetësore që ndikojnë në tërë trupin tuaj, brenda dhe jashtë.
Më poshtë do të mund të lexoni për mënyrat e ndryshme të përdorimit të vajit të kokosit.
Gatim dhe ushqim
Gatimi në temperatura të larta – disa vajëra janë të pasigurta për gatim në temperatura të larta, mirëpo vaji i kokosit është një altrnativë e mirë për këtë përdorim.
Në tost në vend të gjalpës- thjeshtë e zëvendësoni gjalpën me vaj të kokosit në tostin tuaj.
Fërgimi i vezëve- lehtësisht e lyejmë fundin e enës para se të fërgojmë vezët .
Pjekja e kokoshkave- për ti shtuar kokoshkave ëmbëlsi, përdorni vaj kokosi.
Toping për kokoshkat– në vend të gjalpës, shkrini pak vaj kokosi dhe shpërndajeni mbi kokoshka.
Çips nga patate të ëmbla– ngrohim furrën paraprakisht, i vendosim copëzat e patateve në tepsi dhe i lyejmë me vaj kokosi. I lëmë në furrë për 15 minuta derisa çipsi të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë dhe e servojmë me salcë.
Zëvendëson vajin bimor– vaji i kokosit me sukses e zëvendëson vajin bimor në shumë raste.
Fërgim– fërgimi i patateve apo i pulës me vaj kokosi ka edhe përfitime shëndetësore.
Djath i pjekur në skarë– nuk keni nevojë më për gjalpë, vaji i kokosit është një zëvendësim adekuat për një sanduiç me djath të pjekur në skarë.
Kafe me vaj kokosi– shtimi i një luge me vaj kokosi e bën kafenë tuaj më të shijshme dhe më energjetike.
Granola shtëpiake– vaji i kokosit është një nga përbërësit kryesor të granolas.
Çaj me vaj kokosi– sikurse tek kafja, edhe tek çaji vaji I kokosit është një shtesë e mirë.