Lajmet e fundit
Nëse ka një frut që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me qime ose jo nuk ka rëndësi. Kudo që jeni “vidheni” një dhe konsumojeni. Ka vlera të pazëvendësueshme, përveç relaksit shëndetësor që të fal

Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.
Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.
Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.