Lajmet e fundit

Sindikata e Punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe ajo e Afaristëve janë duke protestuar para lokalit "Elida" për të kundërshtuar aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të bërë matjen, vlerësimin dhe shitjen e këtyre lokale të ish-depoistëve.
Protestuesit thanë se vendimi i gjykatës po e shkatërron këtë pallat si dhe do t`i lë pa punë rreth 400 punëtorë.
Ata për këtë çështje fajtorë e lanë AKP-në dhe ish-drejtuesit e këtij pallati.
Njëherit, protestuesit kërkuan ndihmë nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa që këto lokale të mos iu merren.
Sipas tyre, është e padrejtë që t`iu merren këto dyqane afaristëve që janë pagues të rregullt të tatimeve dhe obligimeve të tjera, njofton Klan Kosova.