11.10.2017 · përditësuar para 3217 dite1 min lexim
Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, është shprehur e bindur se më 22 tetor do ta marrë besimin e qytetarëve për ta qeverisur Mitrovicën.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Idrizi ka shprehur fuqishëm besimin e saj se do t’i mposhtë të gjithë kandidatët që janë në garën për të parin e Mitrovicës.
Ajo ka thënë se qytetarët e Mitrovicës janë lodhur prej keqqeverisjes në këtë qytet dhe prej premtimeve megalomane.
Idrizi ka thënë se si kryetare e ardhshme e Mitrovicës do ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, përkujdesjen e veçantë për sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë. “Platforma ime qeverisëse është oferta më e mirë për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Idrizi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.