Lajmet e fundit

Një nënë 21 vjeçare është diagnostifikuar me kancer të qafës së mitrës, sepse kur ajo dëshironte të bënte testet që ndoshta po të zbulohej më herët do i’a shpëtonin jetën ajo është konsideruar si shumë e re.
Jade Paterman, nga County Durham, është dukë bërë një fushatë që të ulet mosha që lejohet për testet e qafës së mitrës, nga 25 vjeç sa është tani në 20.
Ajo është diagnostifikuar me kancer në fund të vitit 2014, ajo kuptoi që nuk i kishte mbetur edhe shumë kohë që të jetonte.
Kanceri i qafës së mitrës në fazën e hershme të saj nuk ka simptoma që mund të vërehen, mirëpo mund të ketë gjakëdherje të parregullt.
Ajo kishte shprehur vullnetin shumë më herët që të bënte një test për mitër, mirëpo kjo gjë nuk i’u lejua nga mjekët, transmeton Klan Kosova.
“Nëse do më lejohej të bëja testin në moshën 20 vjeçare, do të isha diagnostifikuar shumë kohë më parë dhe kanceri nuk do të përhapej”.
“Kur më than që kam vetëm 18 muaj deri në dy vite jetë, nuk u mërzita aq sa do të duhej”.
“Por kur u ktheva në shtëpi mu thye zemra”.
“Oscar është vetëm dy vjeç dhe do të bëhet katër kur unë të vdes”, është shprehur Paterman.
Tani kjo nënë e re ka vendosur gëzojë jetën me djalin e saj dhe të bëjë gjithçka që t’u ndihmojë grave të tjera që të mos e kenë fatin e saj.
Ajo e ka lansuar një peticion duke bërë thirrje për të ulur moshën që lejohet testimi për kancerin e qafës së mitrës.
“Vogëlushi im është ai që po më mban gjallë”.
“Nuk dëshirojë që të rri trishtueshëm përpara tij, sepse ai mund ta kuptojë se diçka nuk është në rregull me mamin”.
“Dëshirojë që të krijojë sa më shumë kujtime”, është shprehur ajo.
Çdo vit 3 mijë gra të të gjitha moshave diagnostifikohen me kancer të mitrës.
Më e shpeshtë është te ato gra që kanë jetë seksuale aktive në mes të moshës 30 dhe 45, dhe shumë i rrallë te gratë nën moshën 25 vjeçare.