Lajmet e fundit

Sot nga ora 12:00 do të ketë një protestë para Kryeministrisë në Tiranë, që të lirohet Ballist Morina.
Ai është arrestuar për dyshimet për armëmbajtje pa leje një ditë para se të zhvillohej ndeshja me Serbinë në Elbasan Arena.
Ai është i njohur për ngritjen e dronit në Beograd me flamurin e trojeve etnike.
Tash qytetarët shqiptarë pritet që të grumbullohen sot për të kërkuar lirimin e tij.
Thirrja për protestë është bërë nëpër rrjetet sociale, ndërsa në të thuhet:
“Ditën e diel, i gjithë populli shqiptar të mblidhet në Tiranë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë për Ismail Morinën, (Ballisti). Ai që e ndjen veten shqiptar dhe që është i pashterur nga serbët duhet të jetë në protestë ditën e diel tek sheshi ‘Skënderbeu’ në Tiranë. Lajmëroni shokë, familjarë, vajza, djem, vetëm kështu mund t’i fitojmë të drejtat tona si komb”, transmeton Klan Kosova.