Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, , Shyqiri Bytyqi, u shpreh i bindur se Kosova do të ketë një renditje më të mirë në testin PISA 2018 se sa në vitin 2015.
Sipas tij, Kosova do të jetë shembull në PISA 2018, kjo bazuar në punë që është bërë bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Rezultatet mësimore do të jenë ato të cilat do t’i gëzojnë. Tani që po afrohet PISA 2018 MAShT ka shtuar aktivitetet për rezultate. Optimizmi po na sjellin anëtarët e komisionit PISA. Po angazhohemi vazhdimisht në terren. Kemi arritur deri te niveli kryesor që është nxënësi. Është një mobilizim i përgjithshme, do të jemi shembull këtë radhë në PISA 2018”.
“Nuk ka shkollë në Kosovë që nuk flitet për Pisa 2018, kjo është e rëndësishmja që kemi arritur. Nuk kemi bërë mrekulli, vetëm kemi shtuar përgjegjësinë që me parë ka munguar. Puna jonë nuk ndalet vetëm në përfundimin e testit por do të jetë fillimi i punës tonë serioze”.
Këto komente ai i bëri në konferencën e në bashkëpunim me GIZ-in, për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018.