Lajmet e fundit
Mbrojtja e italianëve është dëshmuar e jashtëzakonshme në Euro 2016, por sulmuesi i Gjermanisë beson se skuadra mund ta kalojë dhe të arrijë finalen.

Thomas Muller beson se Gjermania mund të thyej mbrojtjen e jashtëzakonshme të Italisë në cerekfinalen e së shtunës.
Kampionët e Botës do të takohen me skuadrën e Antonio Conte në një përsëritje të cerekfinales të vitit 2012.
Italia ka shkëlqyer këtë edicion duke pësuar vetëm dy herë në katër ndeshje, por Muller beson se ajo mund të thyhet.
"Nuk mendoj se mbrojtja italiane është e pathyeshme, pasi kam përvoja me Bayern".
"Në Ligën e Kampionve kemi shënuar katër herë në dy ndeshje dhe mbrojtja italiane është pothuaj ajo e Juventusit".