Lajmet e fundit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se do të punojë që të mos lejohet degradimi mjedisor në Komunën e Deçanit.
Ky reagim i saj erdhi pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili kishte kërkuar mbrojtjen e mjedisit në këtë komunë..
Ky është postimi i plotë i saj:
Me shqetësim mora njoftimin e deputetit Zemaj mbi gjendjen momentale të Mjedisit në Komunën e Deçanit.
Natyra e Kosovës është thesari ynë, krenaria dhe përgjegjësia jonë qytetare e institucionale.
Si ministre e re e MMPH-së, ju garantoj për përkushtimin tim maksimal në ndërmarrjen e të gjitha masave që do të ndikojnë pozitivisht në ndalimin sa më të shpejtë të çdo degradimi që mund t’i bëhët Mjedisit në Deçan e komuna tjera. Tashmë kam kontaktuar përsonat përgjegjës dhe po presim informata përmes kanaleve zyrtare duke mos hezituar asnjëherë që edhe përsonalisht të njihem për së afërmi me problematika të tilla.
Ndërkohë, i nderuar deputet Zemaj, dhe të gjithë ju qytetarë të Deçanit, ju lus,që bashkarisht t’i dalim në mbrojtje ambientit, bukurive të Deçanit dhe gjithë vendit tonë. Vetëm me një bashkëpunim të sinqertë mes qytetarit dhe institucioneve mund të arrimë rezultate konkrete në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.