Lajmet e fundit

Ronela Hajati njihet për këngët e saj jo fort të zakonta.
Nëse jo në tekste, pa dyshim se në videoklip, ajo do të jetë më ndryshe se ajo që jemi mësuar të shohim.
Edhe kënga e fundit nuk bën përjashtim.
Në fakt, këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën e re të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin, njofton Klan Kosova.
“Do ta luj” mban titullin projekti më i ri i këngëtares që e sjellë Ronelën shumë interesante dhe super seksi në videoklip.
Teksti që është shkruar nga vetë këngëtarja shfaq një vajzë mendjelehtë që i shkon pas një djali, edhepse ai nuk ia var.
Ronela në videoklip duket shumë ekstravagante, duke shtuar këtu edhe vallëzimet shumë të veçanta, që nga ajo tashmë jemi mësuar të shohim, duke ditur edhe pasionin e saj për vallëzimin.
Kënga duket se do të jetë një konkurrente e fortë për hitet e kësaj vere!