Lajmet e fundit

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, do të mbajë sot konferencën e parë për shtyp mbi fushatën parazgjedhore.
Kjo konferencë mbahet në ora 10:00, në Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës në Prishtinë Prishtinë.
Konferenca do të përmbledhë gjetjet nga monitorimi i shpenzimeve të fushatave, i kryer bashkë me Transparency International të Republikës së Çekisë, problemet e përgjithshme në këtë fushë, si dhe mbarëvajtjen gjatë dy ditëve të fushatës parazgjedhore, transmeton Klan Kosova.