Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e raundit të dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen këtë të diele më 18 dhjetor 2016, njofton Klan Kosova.
Në këtë raund janë akredituar edhe 34 vëzhgues shtesë të cilët do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në cilësinë e vëzhguesve.
DnV do të mbuloj me vëzhgues statik të gjitha vendvotimet, 72 sa janë gjithsej në 28 qendra të votimit. Ndërsa 5 ekipe lëvizëse do të përkujdesën për të përcjellë situatën jashtë qendrave të votimit. Qendra koordinuese dhe ajo për Media do të jenë në Drenas.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.