DMX është lënë i lirë.
Artisti 48-vjeçar u lirua nga burgu të premten në mëngjes, sipas TMZ, transmeton Klan Kosova.
DMX – emri i të cilit është Earl Simmons, ka qenë në burg gati një vit për evazion fiskal. Ai u dënua nga një gjykatës federal në marin e kaluar dhe u detyrua të paguante 2.3 milionë dollarë.
TMZ raporton se ai tani duhet të hyjë në rehabilitim për abuzimin me substancat narkotike dhe shëndetin mendor.
Në kohën e dënimit, reperi kërkoi falje për të gjitha duke thënë: ‘isha i ri, nuk po mendoja drejt’.
Tani që ai është jashtë burgut, po planifikon të lëshojë një album të ri.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.