Prishtina nuk e fiton as çerekun e tretë ndaj Yllit në kryeqytet.
Suharekasit po udhëheqin në palestrën “1 Tetori” me rezultat 42-64
Suharekasit e nisën në mënyrë fantastike këtë përballje, duke shkuar në një seri 12-0, për ta mbyllur 10 minutëshin fillestar me dhjetë pikë dallim, 10:20, raporton Klankosova.tv
Skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 28:38, pasi fraksioni i dytë u mbyll me shifra të njejta, 18:18.
"Xhebrailat" shpërthyen në çerekun e tretë, duke e fituar atë bindshëm 14:26.
Kryendeshja e sotme në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, po trasnmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion, me komentim të Agon Fehmiut
●●●
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.